Politikanit i hyn bleta në gojë gjatë konferencës së drejtpërdrejtë, pamjet bëhen virale

news
Advertisement

Politikani dhe biznesmeni kanadez Doug Ford, u gjend në një pozitë të vështirë gjatë një konference për media që transmetohej drejtpërdrejtë.
57-vjeçari ishte duke folur me gazetarët për kujdesin shëndetësor në Ontario, kur rastësisht një bletë iu fut në gojë dhe duket se ai e gëlltiti pa dashje, duke u detyruar të pinte ujë nga shishja.

Advertisement

“Oh zot, sapo gëlltita një bletë”, tha Ford, i cili nuk mund të ndalej duke u kollitur.
Në videon e konferencës për media që u bë virale, shihet bleta duke u vërtitur rreth fytyrës së Fordit, para se të përfundonte drejtë e në gojën e tij të hapur.
Duke parë se i kishte mbetur në fyt, mori shishen me ujë për ta pirë dhe me një dozë shakaje tha se ka shkuar “poshtë”./Abcnews

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2022/08/14/5881692624449419762/960x540_MP4_5881692624449419762.mp4

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.