Prek Kodra: Albin Kurtin e njoh përmes televizorit, m’keni marrë n’qafë

news
Advertisement

Prek Kodra është personi që sipas mediave në Shqipëri bazuar në disa dokumente ka planifikuar vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Xhavit Halitit dhe Ismet Haxha.Për herë të parë, për këtë rast ka folur vet Kodra.
“Çka me spjegu, vetëm po shpiket. Albin Kurtin e njoh përmes televizorit, s’kom lidhje me asnjë njeri në botë që bën aso gjëra. Po më merrni në qafë mu e familjen tem. Nuk më shkon mua kjo gjë.”, tha ai në T7.

Advertisement

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se ka qenë i informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) se ka pasur një plan për atentat ndaj tij në vitin 2021.

“Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit Kurti të lëshuar më 19 shtator.Vrasja e këtyre tri figurave ishte planifikuar me qëllim të, siç thuhet në dokumentin të cilit i referohen mediat në Shqipëri, “destabilizimit të Kosovës”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.