Preku në vende intime një vajzë të mitur, arrestohet i moshuari

news
Advertisement

Më herët gjatë ditës JOQ ALBANIA denoncoi rastin e një të moshuari që prekte në vendet intime një vajzë të mitur. Duke marrë shkas nga kjo video, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë 76-vjeçarin me iniciale Sh.C.

Advertisement

I moshuari akuzohet për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, që bën fjalë për një rast denoncimi të një shtetasi që kryen vepra të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas transmetimit të pamjeve, menjëherë kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin Sh. C., 76 vjeç, banues në Tiranë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan me inicativë shtetasin Sh. C., për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët, për bashkëpunimin, dhe i fton që të vazhdojnë të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast paligjshmërie që ata evdientojnë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.