Presidenti italian Sergio Mattarella për vizitë zyrtare në Shkup

news
Advertisement

Presidenti i Republikës së Italisë, Serxho Matarela, sot po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

Në Shkup, presidenti Matarela u prit nga presidenti Stevo Pendarovski me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Pas takimit tet-a-tet, së bashku me delegacionet e veta, burrështetasit do të mbajnë takim pune, ndërsa pas përfundimit të tij është paraparë konferencë për shtyp me gazetarët.

Pas takimit me Pendarovskin, Matarela do të takohet me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi. Në kuadër të mbledhjes solemne, do t’iu drejtohet deputetëve dhe përfaqësuesve qytetarë dhe fetarë në vend. Më pas, së bashku me presidentin Pendarovski do të përkulen para përmendores së Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi”.

Presidenti Matarella nesër në orët e pasdites do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa do të ketë takim edhe me përfaqësues të bashkësisë italiane në vend.

Matarella është zgjedhur President i Italisë në janar të 2015 ndërsa në shkurt të 2022 vështë rizgjedhur përsëri në krye të shtetit italian./KlanMacedonia/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.