Prezantuesi i televizionit ndihmon largimin e ukrainasve nga zonat e pushtuara nga Rusia

news
Advertisement

Para fillimit të luftës në Ukrainë, Denys Minin punonte si prezantues në një nga kanalet televizive të Ukrainës. Tani ai angazhohet vullnetarisht që të ndihmojë banorët të evakuohen nga territoret ukrainse që janë pushuar nga Rusia.
Banorët lokalë e quajnë rrugën 57 kilometërshe që lidh qytetin Vasilivka me qytetin Zaporizhia, “rruga e jetës”.

Advertisement

Ajo të çon nga territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia, në qytetin e lirë të Zaporizhias. Por kjo rrugë kontrollohet nga forcat ruse.

“Pushtuesit vendosën të detyrojnë të gjithë banorët në territoret e pushtuara të kalojnë nëpër Vasilivka. Ata kërkojnë ryshfet. Ndonjëherë nuk lejojnë kalimin e makinave për dy ose tre ditë”, thotë Denys Minin, një vullnetar ukrainas, që para luftës ishte prezantues televizioni.

Ai ka krijuar një rrjet vullnetar shoferësh, që ndihmojnë njerëzit të largohen nga qytetet e pushtuara, si Mariupoli dhe Berdynasku.

Minin është nga kjo zonë dhe familja e tij vazhdon të jetojë atje.

“Po lutesha të dëgjoja sërish zërat e prindërve të mi. Nuk kisha asnjë lidhje me ta, ashtu si edhe gjithë të tjerët në Mariupol. Kam krijuar një grup në rrjetin Telegram. E quajta ‘nga Mariupoli në Zaporizhia’. Gjeta vullnetarë dhe bashkëpunova me ushtrinë. Çdo mëngjes makina nga e gjithë Ukrainë vinin në Mariupol”, thotë Minin.

Pasi Rusia shpalli mobilizimin e pjesshëm të popullsisë, interesimi i njerëzve për rrjetin e Minin u shtua. Banorët në territoret e pushtuara nisën ta kontaktojnë atë, duke kërkuar ndihmë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.