Qëlloi drejt dy policëve në Vlorë, identifikohet autori 37-vjeçar

news
Advertisement

Një 37-vjeçar, i njohur me tre identitete të ndryshme, dyshohet se është autori i atentatit ndaj dy punonjësve të policisë, mbrëmjen e kaluar në Vlorë. Ngjarja dyshohet për motive të dobëta

Advertisement

Diego Haxhiraj, i njohur po ashtu si Teki Haxhiraj dhe Diego Hanaj po lëvizte me një automjet tip “Volksëagen” në lagjen “Partizani” të Vlorës kur qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin Anxhelo Breshani, punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Vlorës dhe Nako Mehmetaj, punonjës i Policisë Kufitare Sarandë.

Haxhiraj rezulton me precedent të mëparshëm penal për lëndë narkotike.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e policisë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.

Mjeti tip “Volkswagen” është gjetur i braktisur në lagjen “Partizani” të qytetit bregdetar.

Ndaj të dyshuarit rëndon akuza e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”./alsat.mk/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.