Qeveria e konfirmon planifikimin e atentatit ndaj Kryeministrit Kurti: E kemi mbajtur të fshehtë për të mos përhapur panik

news
Advertisement

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se ka pasur planifikim të një atentati ndaj kryeministrit Albin Kurti në vitin 2021, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Advertisement

Përmes një njoftimi për media, nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur se Kryeministri ishte njoftuar nga Agjencia e Kosovës për Intelegjencë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi”, thuhet në njoftim.

Sot gjatë ditës edhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti dhe ish-ushtari i UÇK-së, Ismet Haxha kanë konfirmuar se kanë qenë të paralajmëruar për këtë rast, ndërsa i është kërkuar të kenë kujdes.

Në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se policia e ka paralajmëruar për këtë, derisa e kanë këshilluar të ketë kujdes.

“Po më kanë paralajmëruar polici, më kanë treguar që ka një dyshim lidhur me atentat të mundshëm, prandaj duhet me pas kujdes”, tha Haliti.

Derisa, ish-ushtari i UÇK-së, Ismet Haxha ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net mendon se arsyeja e këtij atentati të mundshëm ndaj tij ka qenë pjesëmarrja në luftë, pasi sipas tij “kjo punë nuk vjen nga dikush tjetër, përveç nga shërbimet e Beogradit”.

“Mendimi jem është që kam qenë pjese e luftës, ku gjithashtu ka qenë edhe Xhavit Haliti. Nuk mendoj se kjo punë vjen nga dikush tjetër, përveç nga shërbimet e Beogradit. “Keq” i kemi bërë veç Serbisë se kemi luftuar kundër tyre”, tha Haxha për Reporteri.net.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.