‘Qeverisë Kurti i ka rënë fama me rënien e çmimit të vezëve’, ironizon Kimete Berisha

news
Advertisement

Opinionistja Kimete Berisha ka shkruar se për të gjitha partitë politike po bie përkrahja e qytetarëve.

Advertisement

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se në këtë drejtim nuk qëndron mirë as Qeveria Kurti.Duke ironizuar, ajo ka thënë se Qeverisë Kurti i ka rënë fama me rënien e çmimit të vezëve, përcjell Syri.net Kosova

“Të gjithë po bien. Qeverisë Kurti i ka rënë fama me rënien e çmimit të vezëve. Simbolikë është edhe kjo. Që ka rënë Vetëvendoja është normale. Por që kanë rënë edhe opozita, nuk është. Opozita është: e lodhur, e harxhuar, joatraktive, komode, e pasur, e mërzitshme dhe e padobishme”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, opozita duhet të jetë rebele.

“Opozitë tek shqiptarët duhet të bëhet dikush që nuk ka çfarë të humb. Opozita nuk bëhet me kravata, me kapela mbretërore, me brosha, me mendjemadhësi, me luks, me setra (sako) që Zoti gjak m’i ka bë, e me karmin të kuq. Opozita duhet të jetë rrebele”, ka shkruar ajo.

Berisha ka komentuar edhe kritikat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndaj prokurorit Blerim Isufaj.

“Albulena Haxhiu mendon se bishti i Blerim Isufajt nuk është i lirë. Blerimi e ka çliruar krejt trupin e tij në luftë, veç bishti i ka mbetur nën pushtim. Albulena e ka analizuar bishtin e Blerimit, dhe e ka vërejtur se ia kanë zënë me derë. Kur e dëgjon këtë shprehje, të kujtohet ajo skena e filmit ku hetuesit ia vënë viktimës k.q.et në derë të dollapit dhe e kërcënojnë ‘fol se…e mbylla derën’! Nëse do të isha personi në fjalë, pa ia treguar bishtin nuk e kisha lënë. Nuk flitet me idioma primitive, se idiomat nuk përkthehen, injorante!”, ka shkruar Berisha.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.