Rama mbron Kurtin nga kritikët, përmend marrëveshjen e targave dhe burgun!

news
Advertisement

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dalë në përkrahje kryeministrit kosovar, Albin Kurti, pas arritjes së marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Gazeta10.

Advertisement

Rama përmes një postimi në Twitter tha se Kurti u soll si një kryeministër.
Sipas tij, kjo marrëveshje mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme.

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”, shkroi Rama./Gazeta10

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.