Rasti i Shaban Gogajt që tmerroi Kosovën – Biznesmeni multimilioner dënohet vetëm me 2 mijë euro gjobë

news
Advertisement

Pas 4 vjet e gjysmë nga vrasja e të riut Agonis Tetaj që tmerroi vendin, sot ka përfunduar gjykimi, me dënimin e Shaban Gogaj me 7 vite e gjashtë muaj burgim. Në këtë rast gjykata e dënoi edhe biznesmenin multimilioner Isuf Cacaj, xhaxhain e Gogajt për armëmbajtje pa leje. Dënimi që iu dha Cacajt është 2 mijë euro.

Advertisement

Gjykata Themelore në Pejë, e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar sot me 7 vite e 6 muaj burgim të akuzuarin Shaban Gogajn, për vrasjen e punëtorit të tyre Agonis Tetaj.

Vrasja që tronditi vendin kur edhe u publikuan pamjet e kamerave nga momenti tragjik, kishte ndodhur në shtator të vitit 2018 në biznesin e familjes Gogaj që ndodhet në Deçan, ku i ndjeri ishte duke punuar.

Për vrasje nga pakujdesia Gogaj u dënuar me 5 vite burgim ndërsa për armë mbajtje pa leje me 3 vite burgim.

Përveç Gogajt, në këtë rast gjykata e dënoi edhe xhaxhain e tij biznesmenin Isuf Cacaj.

Cacaj u dënua për armëmbajtje pa leje me gjobën prej 2 mijë eurove, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve Isuf Cacaj është pronar i kompanisë “GOGAJ AG L.L.C.”, kompanisë “Isuf Cacaj B.I.” dhe bashkëpronar në kompaninë tjetër “GOGAJ SH.P.K”.

Sipas aktakuzës së prokurorisë më 23 shtator 2019, rreth orës 14:50 në Deçan, në shitoren “Gogaj AG”, Cacaj ka mbajt në pronësi armë dhe atë pistoletën e tipit “Bloë TR 92”, e kalibrit 9mm, e gjetur nga policia në sirtarët nën banakun e arkës.

Në aktakuzë përmendet se një atë para se të ndodhte rasti i vrasjes, Shaban Gogaj ishte njoftuar nga Cacaj, që është xhaxhai i tij, se një armë me gaz ndodhet në banakun e lokalit.

Cacaj gjatë gjykimit ishte pyetur rreth ndërprerjes së rrymës kur hetuesit policor kishin arritur në vendin kur kishte ndodhur vrasja. Shefi i Hetimeve Regjionale në Pejë, polici Agron Hasanaj kishte deklaruar në seancën 28 qershorit 2021 se kur kishte arritur në vendin e ngjarjes, energjia elektrike në objektin ku kishte ndodhur vrasje kishte qenë e ndaluar.

Biznesmeni Cacaj, i cili akuzohet nga Prokuroria për posedimin pa leje të armës me gas kishte deklaruar se kamerat e vendosura në kompaninë “Gogaj AG” të cilat filmuan momentin e vrasjes së të ndjerit Agonis Tetajkanë qenë duke funksionuar edhe pse kishte patur ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas tij, kamerat kishin funksionuar pasi kishte inventor në momentin kur ishte ndaluar energjia elektrike.

“Lidhur me pretendimin e dëshmitarit Agron Hasanaj për ndërprerjen e rrymës kur kanë ardhur në vendin e ngjarjes, e njoftoi Gjykatën se ka patur ndërprerje të rrymës mirëpo s’ka pas ndërprerje të kamerat sepse kamerat punojnë me inventor. Kjo mund të vërtetohet nga KEDSI- dhe mundeni mi çu kamerat në ekspertizë”, tha i pandehuri Cacaj.

“E ëma e Agonisit shpërtheu në lot” – avokati i familjes Tetaj tregon se si do të veprohet tutje pas dënimit me 7 vjet e gjysmë burgim ndaj dorasit

Vrasja e rëndë e Tetajt u gjykua si “vrasje nga pakujdesia”

Rasti tragjik i vrasjes së Agonis Tetajt kishte ndodhur në vendin e tij të punës.

Lidhur me këtë rast të rëndë, aktakuza nga Prokuroria Themelore në Pejë, u ngrit më 12 qershor 2019.

Shaban Gogaj akuzohej se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:04, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetaj dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve Agzon Hadërgjonaj dhe Faruk Zukaj.

Sipas aktakuzës, pasi i pandehuri merr një telefonatë nga e cila bisedë shihet se është dukshëm i acaruar dhe posa e përfundon këtë bisedë, i pandehuri nga karrigia e anës së majtë të banakut kalon në një tjetër që gjendej në mes të banakut, lakohet dhe nxjerr nga sirtari i fundit në anën e djathtë të tij revolen e tipi “Beretta”, vendos karikatorin dhe e repeton të njëjtën, e merr në shenjë tani të ndjerin Tetaj.

Gjykata e dënon Shaban Gogajn me 7 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Agonis Tetajt

Në aktakuzë thuhet se tani ndjeri në ato momente ishte në mes të dy dëmtuarve tjerë dhe i pandehuri qëllon një herë në drejtim të tij dhe e kthen armën ku e kishte marr, më pas menjëherë çohet nga karrigia, me ç’rast për pasojë i dëmtuari merr plagë në kokë, ku si rrjedhojë pëson vdekje të menjëhershme.

Fillimisht, Shaban Gogaj u gjykua nën veprën penale “Vrasje e rëndë”, e cila vepër më pas u ri-cilësua si “vrasje nga pakujdesia”.

Në seancën e sotme që ishte përfundimtarja në këtë rast, ku u dha edhe dënimi, Gjykatësja Husaj-Rugova, në arsyetim të saj tha se prokuroria nuk kishte ofruar asnjë provë të re, dhe se prokurori i ri i caktuar në këtë rast kishte mbetur pranë akuzës për vrasjes së rëndë, pasi prokurori Agron Uka kishte bërë rikualifikimin në vrasje nga pakujdesia.

Sipas saj, duke qenë se prokuroria nuk ka paraqitur provë të re, gjykata nuk mund të shkoj në dëm te pandehurit. /Gazeta Insajderi

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.