ASH-ja Ministrin e Arsimit e quan “Ministri të shkatërrimit”

news
Advertisement

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka kërkuar sot llogari nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), apo siç e quajtën nga kjo parti “Ministria e shkatërrimit” për mungesën e librave nëpër shkolla.
“Ndodhemi këtu përpara Ministrisë së Arsimit që në fakt duhet të quhet Ministria e Shkatërrimit, për të kërkuar llogari për librat të cilët mungojnë në shkollë prej datës 1 shtator e deri sot që jemi 14 tetor. Imagjinoni! 44 ditë që fëmijët shkojnë në shkollë a libra nuk ka! Situata në klasa është kaotike! Mësues në ankth që vrapojnë me fleta nga fotokopja në fotokopje, ca libra të fotokopjuar që peshojnë aq sa është e ndaluar me ligj t’i mbajnë fëmijët, tekste të përkthyera keq, mungesë mësimi të mirëfilltë… e fëmijët?! Nxënësit?! Mësuesit ankohen që është rritur dhuna midis nxënësve në klasa! Është rritur abuzimi me drogë nga moshat e mitura! Video skandaloze që xhirohen nga fëmijët! Dhe normal se në një shkollë në ankth, me çanta bosh, ka më shumë mundësi të ketë celularë, thika, cigare dhe jo në pak raste edhe drogë! Ministri na del dhe na thotë se librat, kujdes, disa nga librat do të dalin nga fundi i tetorit ose nga fillimi i nëntorit, njësoj sikur të fliste për një koncert rroku ose parashikim moti! Njësoj si fallxhorët që shohin filxhanë ministri shprehet për shkencat e arsimimit! “, thuhet mes tjerash në njoftimin e lëshuar nga ASH-ja.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.