RMV, prindërit i besojnë të kujdesej për fëmijët e tyre 8, 6 dhe 2 vjeç, ai përdhunon vazhdimisht më të madhin

news
Advertisement

Një person i dyshuar për një vepër të tejzgjatur – sulm seksual ndaj një fëmije nën 14 vjeç – është dënuar me 30 ditë paraburgim. Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj të dyshuarit, përcjell FLAKA.

Advertisement

Nga Prokuroria Publike e Shtetit bëjnë të ditur se prindërit e tre fëmijëve ia kanë besuar të dyshuarit që të kujdeset për ta.

Fëmijët ishin tetë, gjashtë dhe dy vjeç dhe i dyshuari, siç thuhet në njoftim, “ka shfrytëzuar të njëjtat mundësi dhe në mënyrë të përsëritur ka kryer veprën e përdhunimit ndaj fëmijës më të madh”.

Meqenëse ekzistojnë rrethana që arsyetojnë frikën se i dyshuari do të arratiset, pengojnë hetimin duke ndikuar te dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët dhe se ai do të përsërisë veprën penale, prokurori publik kompetent ka paraqitur propozim në Gjykatën Themelore në Gjevgjeli për caktimin e masës të paraburgimit.Gjykatësi i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh.FLAKA

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.