Arrestohen dy shkupjanë Kapen me syze “Versace” të vjedhura dhe substanca narkotike

news
Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona nga Shkupi, përcjell TV21. Të njëjtit dyshohet se kanë kryer vjedhje në një qendër tregtare në Shkup, ndërsa gjatë bastisjes tek njëri person janë gjetur substanca narkotike.

Advertisement

“Janë privuar nga liria M.Zh.(19) dhe F.G.A.(27), të dy nga Shkupi. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, të kryera me urdhër gjykate, u gjetën 15 syze të me markë dhe sende të tjera që kanë origjinën nga vepra penale “vjedhje e rëndë” e kryer në një optikë në një qendër tregtare në zonën e Aerodromit, më datë 20/21.08.2022. Gjithashtu, gjatë kontrollit te F.G.A. u gjetën 64 pako me lëndë pluhuri, marihuanë dhe një peshore dixhitale”, thonë nga MPB.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.