Rritet përsëri çmimi i peletit në Maqedoni!

news
Advertisement

Mungesa e lëndëve djegëse për ngrohje vazhdon të rrisë çmimet në treg. Sipas furnizimeve të fundit me pelet nga Bullgaria, çmimi i importit deri në Maqedoni ka arritur 30 mijë denarë për ton, ndërsa në tregun tonë ky pelet do të shitet nga 530-550 euro për ton. Inspektorati shtetëror i tregut sot zhvilloi aksion në disa pika të shitjes së druve dhe peletit në Tetovë për të verifikuar nëse respektohet marzha e vendosur prej 10%. Inspektorët nga terreni kanë marrë dokumentacionin e 6 pikave të shitjes për verifikim, por sipas faturave të blerjes, çmimet sërish janë të larta edhe për drutë 90 euro për metër kub./Alsat

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.