Rutina e lehtë e mëngjesit që e praktikojnë njerëzit më të lumtur dhe më jetëgjatë

News

Të jetosh deri në 100 vjet është e pazakontë në shumicën e vendeve të botës, por jo në të ashtuquajturat ‘zona blu’.

Njerëzit që jetojnë në rajonet e Japonisë, Kosta Rikës, Italisë, Greqisë dhe Kalifornisë, kanë jetë më të gjatë dhe janë gjithashtu ndër njerëzit më të lumtur në planet.

Siç transmeton The Sun, ata kanë qenë objekt i studimeve të panumërta dhe shkencëtarët kanë kërkuar të dhëna se si të jetojnë të lumtur dhe gjatë

Shumica e njerëzve nga këto zona, ndjekin rutinat e thjeshta të mëngjesit, të cilat mund t’i filloni që nesër.

Hani një mëngjes të shëndetshëm
Shumica e njerëzve që jetojnë në ‘zonat blu’ gëzojnë një dietë të pasur dhe të larmishme mesdhetare ose me bazë bimore. Në përgjithësi hanë më shumë ushqime të plota, fruta dhe perime, dhe më pak mish të kuq të përpunuar, sheqer dhe karbohidrate amidoni, në krahasim me dietën e përgjithshme perëndimore.

Hulumtimet kanë treguar se dieta mesdhetare – e cila gjithashtu thekson drithërat, vajin e ullirit, fasulet, arrat dhe peshkun – mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të një sërë sëmundjesh.

Shijoni një filxhan kafeje
Kafeja është një pjesë kyçe e dietës së shumicës së njerëzve që jetojnë në ‘zonat blu’. Ata pinë rreth dy deri në tre filxhanë kafe çdo ditë. Studimet kanë treguar se tre filxhanë kafe në ditë ndihmojnë në uljen e rrezikut të diabetit dhe obezitetit.

“Gjetjet tona sugjerojnë se kafeina, të paktën pjesërisht, mund të shpjegojë lidhjen e kundërt midis konsumimit të kafesë dhe rrezikut për diabetin e tipit 2”, ka thënë Dr. Susanna Larson nga Instituti Karolinska në Stokholm.

Ndërkohë, polifenolet (antioksidantë natyralë) që janë prezentë në këtë pije, janë gjithashtu të lidhur me një rrezik më të ulët të zhvillimit të demencës më vonë gjatë jetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *