Sanksionhen 238 shoferë në Shkup, 78 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

news
Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme 27.08.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 238 sanksione, prej të cilave shtatëdhjetë e tetë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tridhjetë e një sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, njëzet e një sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, tetë sanksione
për mospërdorimin e rripit të sigurisë.

Advertisement

Poashtu janë shqiptuar edhe pesëmbëdhjetë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të auomjetit, gjashëmbëdhjetë sanksione për automjete të
paregjistruara, tetë masa për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tetë sanksione për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, shtatë sanksione për shoferë fillestarë…
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.