Sherr për drutë, bashkëfshatari vret 55-vjeçarin

news
Advertisement

Zbraz kallashnikovin, autori shpallet në kërkim nga policia

Advertisement

Ky është Klodian Keqi autori dyshuar i vrasjes së bashkëfshatarit të tij mëngjesin e kësaj të mërkure në Fushë Krujë, Luan Hushit.

Shkak i vrasjes së 55-vjeçarit dyshohet të jetë bërë një konflikt për prerjen e druve në pyll, sherr ky që ka agaravuar deri në përdorimin e kallashnikovit nga Keqi.
Nga të shtënat fillimisht 55-vjeçari, Hushi ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë aty ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Prej mëngjesit kur është regjistruar ngjarja e rëndë policia po ushtron kontrolle për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa për krehjen e zonës po përdoren dhe dronë.

Burime nga grupi hetimit bëjnë me dije se autori dhe viktima kanë patur konflikte dhe më parë.

Sakaq, Klodian Keqi nuk është një emër i panjohur për policinë pasi në vitin 2010 ai së bashkë me vëllain e tij janë arrestuar për tentativë vrasje. Dhe në atë kohë objektiv ishte një bashkëfshatar i tyre ndërsa shkak i përplasjes u bë një konflikt për çështje pronësie.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.