“Sheshet e Prishtinës plotë me gra e burra – e pse Shkupi bosh?!”

news
Advertisement

Shkruan Rufije Loku

Advertisement

Sot në Shkup është protestuar kundër dhunës ndaj grave, ku për të njejtën arsye është protestuar edhe në Prishtinë.
Sheshet e Prishtinës plotë me gra e burra, e në Shkup?!
Përderisa në Prishtinë shihej një pjesëmarrje masive, ku u panë edhe figura publike si aktorë, këngetarë e besa edhe poltikanë, në Shkup nuk ishte e njejta.
Politikanët në Maqedoni mbushin sheshet plotë me qytetarë kur është koha e fushatave, por nuk vepruan njetë edhe në rastin e protestës kundër dhunës ndaj grave, nuk bën thirrje për pjesëmarrje.
Mospjesmarrja e grave në politikë na sjell rezultate të tilla.
Perveç kësaj, protesta në Shkup nuk pati edhe fokusin e duhur nga mediat.
Mediat ne Kosovë, portale e televizione ishin duke ndjekur ngjarjen që nga fillimi, e nje numer i madh i gazetarëve shihej në terren.
Po mediat ne Maqedoni nuk e kanë rolin e edukimit? Nuk janë zeri i qytetarëve? Nuk janë aty ku janë edhe qytetarët?
Ose pershkak se nuk kishte politikanë në protestë e panë të paarsyeshme që të jenë edhe ata aty.
Siç duket, mediat në Maqedoni janë bërë një me politikën dhe në çdo formë mundohen tu shërbejnë atyre.
Dhuna ndaj gruas duhet te luftohet në çdo formë, e mediat kanë rol jashtëzakonisht të madh në këtë rast.
Fatkeqësisht për mediat dhe politikanët në Maqedoni, protesta kundër dhunës ndaj grave ishte e parëndësishme.
P.s. Foto nga protesta në Shkup dhe në Prishtinë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.