Shfaqet një virus i ri, dhjetëra të infektuar

news

Zyrtarët shëndetësorë në Kinë po monitorojnë përhapjen e një virusi të ri që është zbuluar në disa dhjetëra njerëz.
Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Tajvan raportuan se po monitoronin virusin Langya henipavirus (LayV), që u zbulua për herë të parë në fund të 2018.Deri më tani, 35 individë në Kinë kanë rezultuar pozitivë në javët e fundit.

Advertisement

Rastet janë raportuar nga provincat e Shandong dhe Henan, të cilat ndodhen në Kinën verilindore, shkruan Newsweek.

Autoritetet kanë deklaruar se do të zhvillojnë procedurat për gjurmimin e virusit Langya dhe renditjen e gjenomit të tij, me këtë të fundit që pritet të jetë gati brenda një jave.

Asnjë nga 35 pacientët e infektuar nuk kanë pasur kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin ose nuk është gjetur një pikë e përbashkët ekspozimi, duke sugjeruar se përhapja e virusit ka qenë sporadike.

Për momentin nuk dihet nëse përhapja aktuale e virusit është përmes transferimit nga kafshët, por autoritetet kineze kanë bërë thirrje për kujdes.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.