Shkup: Sanksionohen 175 shoferë, 42 ishin nën ndikimin e alkoolit

news
Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (16.10.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve në fushën e trafikut.

Advertisement

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 175 masa, nga të cilat 28 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 42 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 15 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer.

Shtatë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër për moslejimin e rrugës për këmbësorët, tre masa për automjetet e paregjistruara.

Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thonë nga MPB.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.