Shpërthen zjarr në një kompani nga Shkup, digjen 3 automjete për punë

news
Advertisement

Një kompani nga Shkupi ka pësuar dëme materiale nga zjarri që sot shpërtheu nga një automjet për ngarkim.

Advertisement

Zjarri ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit, kurse më pas janë djegur edhe dy automjete për punë, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar apo viktima.

“Më datë 10.09.2022 në ora 02.55 në SPB-Shkup është raportuar se në bulevardin “8 Shtatori” në rrethin e firmës në pronësi të K.F.(48) nga Shkupi ka rënë zjarr në një automjet për ngarkim të tipit “Fiat Doblo”, me targa të Shkupit, pas çka është përfshirë nga flakët edhe një buldozer “lu gong” dhe një mini-ekskavator. Zjarri është shuar nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri dhe nuk ka persona të lënduar”, thonë nga MPB.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.