Shpëtohet një burrë që u hodh nga Ura e Gurit në Vardar

news
Advertisement

Nga shkallët nën Urën e Gurit, një burrë mëngjesin e sotëm është hedhur në lumin Vardar, i cili pas masave të marra është nxjerrë i gjallë, njofton MPB. – Sot në mëngjes rreth orës 08:30 është raportuar se një person është hedhur në lumin Vardar nga shkallët nën Urën e Gurit. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masa nga zyrtarët policorë nga Qendra EVR dhe Bit-Pazar dhe nga Brigada kundër zjarrit Shkup dhe personi është nxjerrë i gjallë, njoftojnë nga MPB.

Advertisement

Me ndihmën e urgjencës mjekësore, personi është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.