Shpresat u shuan: 23-vjeçari shqiptar që ishte shpallur i zhdukur, gjendet i v*dekur

News

Sipas raportimeve të JOQ, vdekja e të riut shqiptar është konfirmuar nga familjarët e tij. Deri në këto momente, nuk janë bërë të ditura detaje shtesë mbi rrethanat e ngjarjes tragjike, ndërsa autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Alentin Volaj ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më 9 nëntor, pasi kishte dalë nga banesa ku jetonte në Bremen rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më. Në momentin e zhdukjes, familjarët kishin bërë të ditur se ai kishte lënë në banesë sendet personale, përfshirë telefonin celular dhe paratë, si dhe një letër lamtumire drejtuar familjes.

Sipas të afërmve, i riu po kalonte një periudhë të vështirë emocionale dhe përballej me stres të shtuar dhe gjendje të rënduar psikologjike.

Pas raportimit të zhdukjes, rasti u denoncua pranë policisë gjermane dhe u kërkua edhe ndihma e Ambasadës Shqiptare. Kërkimet u përqendruan edhe në zonën e Sodenmattsee, ku fatkeqësisht u gjet trupi i tij i pajetë.

Hetimet nga autoritetet kompetente janë në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *