Shtetasja e Malit të Zi sulmoi ish-të dashurin nga Gostivari, arrestohet nga policia

news
Advertisement

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme një gostivaras ka raportuar se ka qenë i sulmuar me një mjet të mprehtë nga një shtetase e Malit të Zi, me të cilën ka qenë në lidhje.

Advertisement

“Dje (09-tetor) në ora 18:45, zyrtarët policorë të SPB Tetovë- DPB Gostivar, kanë ndaluar 29-vjeçaren J.Sh., shtetase e Malit të Zi, e cila paraprakisht kishte sulmuar fizikisht një 39-vjeçar, banor i një fshati të Gostivarit, me të cilin më parë kishte qenë në lidhje”.

“Në sulm, sipas raportit, J.Sh. ka përdorë edhe një mjet prerje qelqi. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresë përkatës”, thonë nga SPB-Tetove.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.