Advertisement
Nga 1 tetori, gjoba për shërbimin “merimangë” të NP “Parkingjet e Komunës Qendër” është rritur për 1.000 denarë. Në vend të 2.500 denarë, nëse policia rrugore ndërhyn për parkim të gabuar, gjoba tani do të jetë 3.500. Vendimi për rritjen e çmimit arsyetohet me faktin se çmimi ka qenë i njëjtë për 10 vite dhe se në periudhën e kaluar çmimi i derivateve të naftës është rritur në mënyrë drastike.
Advertisement
Advertisement