Shtrenjtohet çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

news
Advertisement

Çmimet e naftës në bursat botërore u rritën javën e kaluar sepse OPEK-u mund ta ulë prodhimin për ta balancuar ofertën dhe kërkesën. Çmimi i barelit në tregun londinez javën e kaluar u rrit për 4,4 për qind, në 100,99 dollarë.

Advertisement

Çmimet u mbështetën nga porositë nga Arabia Saudite se prodhuesit kryesorë mund ta ulin ofertën për ta balancuar tregun dhe ta neutralizojnë kthimin në treg të naftës iraniane në rast të marrëveshjes bërthamore. Edhe disa prodhues të tjerë të OPEK-ut, përfshirë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, e mbështesin të menduarit e Riadit për tregjet e naftës.“Imponohet përshtypja se Arabia Saudite nuk është e gatshme të tolerojë rënie të çmimit të naftës nën 90 dollarë. Spekuluesit mund ta interpretojnë këtë si ftesë për vënie basti në rritje të mëtutjeshme të çmimit dhe të mos duhet të frikësohen nga rënia e re e çmimeve”, shkruajnë analistët e Komercbankës në pasqyrën e tyre të gjendjeve në tregje. Çmimet u mbështetën edhe nga rënia e rezervave të naftës së papërpunuar dhe derivateve në SHBA javën e kaluar.

Nga ana tjetër, negociuesit për programin bërthamor iranian paraqesin peshë të çmimeve. Marrëveshja do ta hapë derën për kthim në treg të naftës së sanksionuar iraniane, që do të thoshte rritje të ofertës në kushte të kërkesës së dobët.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.