Si të dalloni një kollë normale nga një kollë “vdekjeprurëse”?

news
Advertisement

Në ditët e sotme, shumë do ta lidhin menjëherë kollën me koronavirusin, por e vërteta është se nëse ajo nuk është kalimtare dhe e lidhur me një alergji apo ftohje, një kollë mund të tregojë edhe sëmundje shumë më të rënda si kanceri i mushkërive. Gjatë pandemisë së koronavirusit, fokusi ishte në simptomat e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe shumë e kishin të vështirë të dallonin një kollë “normale” nga një “vdekjeprurëse” që mund të tregonte kancerin e mushkërive, raporton Slobodna Dalmatia.

Prandaj, nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, është e nevojshme të telefononi menjëherë mjekun tuaj:
– gulçim i vazhdueshëm
– kollë me gjak
– një kollë që zgjat tre javë

Simptoma të tjera të zakonshme të kancerit të mushkërive përfshijnë:
– ënjtje e fytyrës
– infeksione të shpeshta
– mpiksjen e gjakut
– nivel anormalisht i lartë i kalciumit
Një vizitë në kohë te mjeku mundëson edhe një diagnozë më të shpejtë të sëmundjes, gjë që rrit shanset për zgjatjen e jetës, thonë shkencëtarët. Identifikimi dhe diagnostikimi i kancerit në fazat më të hershme është mënyra më efektive për të kufizuar përhapjen e tij, për ta vënë atë në remision dhe për të rritur shanset për mbijetesë, theksojnë mjekët britanikë.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.