Militanti dhe propaganduesi i Lëvizjes në Pushtet, Albert Shabani e ka publikuar një komunikim në aplikacionin e mesazheve WhatsApp me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Militanti Shabani ka treguar në Facebook komunikimin që ka pasur me Osmanin, të cilës ia ka uruar 28 nëntorin.
“Urimet më të mira edhe për ju në këtë festë të flamurit”, ia ka kthyer Osmani.
Ndërkaq ai i ka dërguar edhe një mesazh, duke i thënë se është krenar me presidenten.
“Faleminderit shumë presidente. Shumë krenar me ty në përfaqësimin që po na e bën edhe si shtet edhe si popull”, ka shkruar ai.
