Spasovski: Nga sot, pagat në MPB janë më të larta për 5%

news
Advertisement

Në drejtim të motivimit të vazhdueshëm të punonjësve në MPB, pagat i kemi rritur 5 për qind duke filluar nga 1 shtatori i vitit 2022, nga Buxheti i MPB-së, që paraqet rritjen e tretë të pagave të punonjësve në MPB, publikoi ministri i Punëve të Jashtme Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Advertisement

Në vitin 2018, shpjegon,  u arrit rritje pagash për rreth pesë mijë nëpunës të uniformuar policor, në këtë rast duke mundësuar ndarjen e pozicioneve të punës polic i ri, polic dhe polic i lartë nga punonjësit e tjerë.

Me këtë, për herë të parë janë shtuar me 10 pikë për nëpunësit policorë dhe 20 pikë për pozicionin e punës “polic”, nga kategoritë E5, E4, E3 dhe ZH5, ZH4 dhe ZH3, për të cilin në Buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2019 janë kërkuar dhe miratuar mjete për pagesën e rritjes së pagave në vlerë prej 80.000.000 denarë në vit për 4.821 punëtorë të uniformuar. Është veçanërisht e rëndësishme për këtë udhëheqësi të MPB-së që një rritje e tillë për komponentin bazë të punonjësit të policisë realizohet për herë të parë që nga viti 1991” ka shkruar Spasovski.

Rritja e dytë pasoi në shtator të vitit 2019, gjatë të cilës paga e punëtorëve në MPB u rrit për 5%, dhe për të realizuar këtë rritje, vlera e pikës u rrit nga 26,09 denarë në 27,72 denarë

Gjithashtu, me rritje pagash prej 30 për qind, janë të mbuluar 100 persona nga Departamenti i Informatikës dhe Telekomunikacionit, dhe kjo konsiderohet nga data 01.01.2020.

“Ministria e Punëve të Brendshme vendosi në këtë hap pikërisht për të motivuar këta personel që të mos largohen nga ministria dhe të kontribuojnë në përputhje me pozitat për të cilat janë punësuar”, publikoi ministri.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.