SPB-Tetovë, zbardhi 14 vjedhje të rënda

news
Advertisement

Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë njofton se ka zbardhur 14 vjedhje të rënda, tentativa të vjedhjeve të rënda dhe vjedhje në Tetovë. “Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër E.F.(21), E.A.(26), A.D.(22) dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Dobëridolli i Gostivarit. Ata dyshohet se në muajt prill dhe maj dhe më pas në gusht dhe shtator të këtij viti kanë marrë pjesë në 9 vjedhje të rënda, 4 vjedhje të rënda në tentativë dhe 1 vjedhje, vepra të dënueshme në bazë të neneve 235 dhe 236 të Kodit Penal. Vjedhjet më së shumti i kanë kryer në shtëpi dhe objekte ndihmëse në fshatrat e Tetovës, Bogovinë, Pirok, Palçishtë i Poshtëm, Sedlarcë e Epërme, Siniçan dhe Kamnjan. Pasi kanë hyrë me dhunë në objekte, kanë kontrolluar të gjitha dhomat dhe kanë konfiskuar para të gatshme, flori dhe bizhuteri ari, bizhuteri, ora e të tjera, pas së cilës disa prej bizhuterive i kanë shitur në argjendaritë në Gostivar”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.