Stacioni i energjisë në Britani po shpyllëzon Kanadanë, hetimi i BBC nxjerr zbuluar kompaninë

news
Advertisement

Një kompani që ka marrë miliarda paund subvencione për energjinë e gjelbër në Mbretërinë e Bashkuar nga taksapaguesit është duke prerë pyje të rëndësishme, ka zbuluar një hetim i BBC.

Advertisement

Drax drejton stacionin e energjisë më të madh britanik, i cili djeg miliona tonë pelet – që klasifikohet si energji e ripërtëritshme.

Kompania thotë se përdor vetëm tallash dhe mbetje të drurit, por hetimi ka zbuluar se një pjesë e konsiderueshme vjen nga pyjet kryesore në Kanada.

BBC Panorama analizoi imazhet satelitore dhe përdori filmimin me dron për të vërtetuar gjetjet e prerjeve.

Gjithashtu, gazetari Joe Crowley ndoqi një kamion të kompanisë për të verifikuar se po merrte trungje të tëra nga një zonë pyjore e çmuar.

Ekologjistja Michelle Connolly tha për Panoramën se kompania po shkatërronte pyje që u janë dashur mijëra vite për t’u zhvilluar.

“Është për të ardhur keq që taksapaguesit britanikë po e financojnë këtë shkatërrim me paratë e tyre. Të presësh pyje natyrore dhe t’i shndërrosh në pelet, kjo gjë është absolutisht e çmendur!”

Një nga pyjet e përfshirë në këtë “masakër” është rreth një milje katror dhe përmban zona të mëdha të identifikuara si të “vjetra e të rralla”.

Qeveria provinciale e British Columbia thotë se pyjet e vjetra janë shumë të rëndësishme dhe se kompanitë – përfshirë kompaninë e Drax – duhet të ndalojnë shpyllëzimin e tyre.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.