Stërmbushet salla, qindra shqiptar nga Zvicra presin Kasamin dhe BESËN

news
Advertisement

Pas Kopenhagës së Danimarkës, kryetari i Lëvizjes BESA njëherit kryetar i komunës së Tetovës po qëndron për vizitë në Cyrih të Zvicrës së bashku me nënkryetarët Fatmir Limani dhe Blerim Sejdiu si dhe sekretari Adnan Azizi. Nga Lëvizja BESA kanë bëjnë të ditur se paralajmërimi për zgjedhje parlamentare në pranverë të 2023 si dhe fitorja e Tetovës ka mobilizuar mërgatën në Evropë duke u reshtuar në maksimum përkrahë Lëvizjes BESA.

Bilall Kasami është mirëpritur nga qindra mërgimtarë duke shtjelluar çdo temë të mundëshme për ofertën e tyre dhe gjithçka tjetër. Kasami gjithashtu ka folur edhe për Tetovën si komunë, projektet në vijim e sipër si dhe ato të parapara në vitin 2023.

Mobilizimi i mërgatës, ka ngjallur entuziazëm në shumë qytete shqiptare në RMV për t’i dhënë fund regjimit të BDI-së duke e përkrahur Lëvizjen BESA, kanë thënë nga ekipi i Kasamit.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.