Su*lmohet Salman Rushdie – shkrimtari i dënuar nga shtetet islame

news
Advertisement

Shkrimtari britaniko-indian Salman Rushdie, libri i të cilit çoi në kërcë*nime me vde*kje nga Irani në vitet 1980, u su*lmua të premten teksa ishte gati të mbante një ligjeratë në perëndim të New Yorkut, shkruan Washington Post.

Advertisement

Sipas dëshmitarëve okularë, një burrë hyri në skenë në Institutin Chautauqua dhe filloi të godiste me grushte ose me thikë Rushdien teksa ai po fliste. Autori u kap nga Policia.
Një video e postuar në internet tregon të pranishmit që nxitojnë në skenë menjëherë pas inc*identit.

Aktualisht nuk dihet gjendja e Rushdie
Libri i Rushdie “The Satanic Verses” është ndaluar në Iran që nga viti 1988, pasi shumë myslimanë e konsiderojnë si blasfemi. Një vit më vonë, lideri i ndjerë i Iranit, Ajatollah Ruhollah Khomeini, nxori dekret duke bërë thirrje për vde*kjen e Rushdie.
Irani ka ofruar gjithashtu mbi 3 milionë dollarë si shpërblim për këdo që vr*et Rushdien.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.