Reality show-i më i ndjekur aktualisht në vend, “BBVK”, po vijon me ritëm dhe duket se sonte spektakli pritet të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në dinamikën e lojës.
Sipas raportimeve, në shtëpinë e famshme pritet të futet një figurë e njohur ndërkombëtarisht në fushën e stilimit. Bëhet fjalë për Ludo Lee, frizer me renome globale, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Zvicër. Ai njihet për bashkëpunimet e tij me yje të Hollywood-it, si dhe me personalitete të ndryshme të showbiz-it ndërkombëtar.
Pritet që hyrja e tij të sjellë një energji dhe dinamikë të re në mbrëmjen e sotme të spektaklit.