Sveçla: Personat e armatosur dëmtuan veturat e qytetarëve dhe të Policisë, 11 persona u lënduan

news
Advertisement

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, në konferencën e përbashkët me kryeministrin, Albin Kurti, ka folur në detaje për situatën e krijuar në veri të vendit, pas vendimit për reciprocitet me letërnjoftimat dhe target serbe.

Advertisement

Sveçla tha se të dielen janë lënduar 11 qytetarë të cilët kanë marrë trajtimet e nevojshme mjekësore.

Përvec lëndimeve të këtyre personave sipas tij janë dëmtuar disa vetura private të qytetarëve si dhe veturat zyrtare të Policisë së Kosovës.

“11 qytetarë janë lënduar, të cilët kanë marrë trajtimet e nevojshme. Janë dëmtuar disa vetura të qytetarëve dhe të Policisë së Kosovës nga strukturat kriminale ilegale të armatosura, për çka tashmë Policia ka nisur hetimet”, tha Sveçla në konferencën për media.

Sveçla ka theksuar se procedura e lëshimit të fletëdeklarime është shumë e shkurtër “për dallim nga pala tjetër e cila për 11 vite ka shërbyer si një metodë presioni për shtetasit tanë që kanë kaluar nëpër Serbi”.

“Për shkak të dezinformatave dua që të sigurojë qytetarët e Kosovës sikurse qytetarët e shtetit fqinj se gjatë hyrjes dhe qarkullimit në Kosovë do të shfrytëzojnë fletëdeklarimet që janë të vlefshme për 90 ditë”, ka thënë Sveçla

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.