Taravari: Pushimi dimëror për shkollat të zgjas dy muaj

news
Advertisement

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka folur në lidhje me kërkesën e dorëzuar si propozim deri te Bashkësia e komunave dhe Ministria e Arsimit, e cila ka të bëjë me kohëzgjatjen e pushimeve dimërore.

Advertisement

Taravari tha se edhe ai ka rekomanduar një pushim të zgjatur për këtë vit shkollor që do të zgjaste në dhjetor dhe janar.
“Ideja është të kursehen shpenzimet dhe të kapërcehet kriza. Pikërisht në këtë periudhë është më ftohtë dhe është një mundësi për kursim të energjisë për ngrohje. Në kontakt me disa kryetarë kam marrë mbështetje e tyre, sepse përndryshe komunat do ta kemi rëndë me shpenzimet”, deklaroi kreu i Gostivarit.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *