Njihuni me qytetin europian që ndalon reklamat e mishit dhe produkteve të mishit

news
Advertisement

Nga viti 2024, reklamat e mishit ose ushqimeve me bazë mishi do të ndalohen, sikur të ishin elementë ndotës dhe të rrezikshëm.

Advertisement

Vendimi zyrtar, i pari në botë, vjen nga qyteti holandez i Haarlem, rreth 160 mijë banorë në perëndim të Amsterdamit.

Arsyeja nuk ka të bëj me një orientim vegjetarian të popullsisë, por për t’i dhënë vendit dhe opinionit publik një sinjal të forte ekologjik, me objektivin e kufizimit të gazrave serrë.

Sipas vendimit, që do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm për të lejuar mbylljen e kontratave aktive, nuk do të lejohet asnjë lloj reklamimi i këtyre produkteve në hapësirat publike të qytetit, qofshin ato mjete publike, parqe apo “billborde” përgjatë rrugëve.

Sipas studimeve, për të arritur objektivin e uljes së këtyre emetimeve brenda viti 2050, objektiv ky zyrtar i Bashkimit Europian, konsumi i mishit për person duhet të bjerë nga mesatarja e 82 kileve të sotme, në 24. Industria ushqimore prodhon një të tretën e emetimeve të rrezikshme globale me prodhimin e mishit që përfaqëson pjesën kryesore.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.