Tetovari e la veturën në mekanik, policia ia gjen në parcelë për pjesë të veturave

news
Advertisement

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se ka gjetur një veturë, e cila ishte paraqitur si e humbur nga një 23-vjeçar.SPB Tetovë njofton se vetura është gjetur në një parcelë për pjesë të veturave.

Advertisement

“Dje (14-shtator) në orën 12:15, 62-vjeçari E.V. nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se para rreth dy vitesh në një puntori automekaniku, personit A.V. (23) nga Xhepçishti i Tetovës ka lënë për riparim automjetin e tij “Ford Mondeo Caravan” me targa të Tetovës, por kur ka shkuar për ta marrë, automjeti nuk ka qenë në punëtori”.

“Menjëherë zyrtarët policorë të SPB Tetovë e kanë gjetur veturën në një parcelë për pjesë veturash në Neproshtenë të Tetovës dhe ia kanë kthyer pronarit. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar”, thonë nga SPB Tetovë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.