“Tronditëse: Foshnja 8-ditëshe vdes në gjumë – Prokuroria hap hetim të menjëhershëm!”

News

MPB ka njoftuar se më 11.12.2025, në ora 08:35, në SPB Manastir është raportuar një rast tragjik nga Reparti i Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, ku është sjellë një foshnjë tetëditëshe pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i foshnjës është dërguar për autopsi, me qëllim që të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes. Prokuroria ka theksuar se pas kryerjes së autopsisë pritet raporti i ekspertit mjekoligjor. Për rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale në Prilep.

Sipas informatave të para, prindërit e kanë gjetur foshnjën pa shenja jete në mëngjes, kur janë zgjuar. Foshnja ishte fëmija i tretë i nënës, e cila ka edhe një fëmijë 17-muajsh dhe një tjetër trevjeçar.

Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *