Tragjedi në Egjipt: Të paktën 41 të vdekur dhe mbi 50 të lënduar si pasojë e zjarrit në një kishë në Gizë (VIDEO)

news
Advertisement

Ministri egjiptian i Shëndetësisë, ka njoftuar se disa persona kanë humbur jetën nga një zjarr që shpërtheu brenda një kishe në qytetin e Gizës në afërsi të Kajros

Advertisement

Edhe nga kisha kanë cituar ministrin e Shëndetësisë, duke theksuar se 41 persona kanë humbur jetën dhe 55 tjerë janë lënduar nga zjarri brenda kishës, në kohën kur po mbahej mesha në Abu Sifin, transmeton Telegrafi.

Dy burime brenda policisë në Egjipt, kanë bërë të ditur për agjencinë Reuters se një lidhje e shkurtër shkaktoi zjarrin brenda kishës që ishin 5 mijë besimtarë.

Mbi 15 kamionë të zjarrfikësve i janë përgjigjur telefonatës për zjarr, si dhe shumë autoambulanca janë parë duke shkuar drejt vendit të ngjarjes.

Në anën tjetër, presidenti i vendit Abdel Fattah el-Sisi, ka folur në telefon me kreun e kishës – Tawadros II të cilit i shprehu ngushëllime.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.