Një 57-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Durrës, pasi është aksidentuar gjatë punës në një objekt në ndërtim.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur në një pallat në ndërtim, ku viktima ishte i angazhuar si punëtor. Dyshohet se 57-vjeçari ka rënë nga lartësia teksa po kryente punimet, duke pësuar dëmtime fatale.
Në lidhje me këtë ngjarje, autoritetet kanë proceduar penalisht drejtuesin teknik të firmës së ndërtimit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e respektimit të masave të sigurisë në punë.