Trajneri i Marokut: Mund të fitojmë Botërorin, të ëndërrosh është falas

news
Advertisement

Deri më tani kanë qenë një nga surprizat më të bukura në Kupën e Botës. Bëhet fjalë për Marokun që shkroi historinë për kombet afrikane duke u kualifikuar për herë të parë në gjysmëfinale, aty ku tashmë e pret Franca. Në prag të kësaj sfide trajneri i Marokut, Walid Regragui shprehet besimplotë se mund t’ia dalin, ndërsa ëndrra e madhe është të ngrenë në qiell trofeun.
“Më kanë pyetur nëse mund të fitojmë Kupën e Botës dhe i jam përgjigjur: ‘Pse jo? Mund të ëndërrojmë, të ëndërrosh nuk kushton asgjë’. Skuadrat europiane janë mësuar të fitojnë Kupa Bote, por ne jemi përballur me skuadra të nivelit të lartë dhe kemi fituar.

Advertisement

Ne nuk kemi bërë një rrugëtim të lehtë. Çdo ekip që do të përballet kundër nesh tani do të ketë shumë frikë”, tha ndër të tjera Regragui. Maroku do të përballet të mërkurën me Francën për një vend në finalen e parë, ndërsa më parë ka eliminuar skuadra si Spanja apo Portugalia.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.