Vajza që u fut me forcë në veturë nga dy burra dhe u sulmua seksualisht në Prishtinë, është 21 vjeçe

news
Advertisement

Pas dhunimit të 11-vjeçares në lagjen ‘Dragodan’ nga pesë persona, ditën e diele është sulmuar seksualisht edhe një vajzë në rrugën “Agim Ramadani”, në kryeqytetit.

Advertisement

Nga policia e Kosovës i kanë thënë Gazetës Insajderi se vajza është e moshës 21 vjeçare. E njëjta ishte futur me forcë në një vetura nga dy burra, të cilët më pas e kishin sulmuar seksualisht.

21 vjeçarja ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit gjendet ende në arrati.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovë, të cilët thanë se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

“SULM SEKSUAL-Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 28.08.2022 – 16:00. Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të pa njohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e PK-së.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.