U tall me shkollat fetare, aktorja përfundon ne arrest

news
Advertisement

Një gjykatë turke ka vendosur në arrest shtëpie këngëtaren turke, Gulsen Bayraktar Colakoglu, tha të hënën agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Advertisement

Javën e kaluar ylli i popit, e njohur gjerësisht si Gulsen, u burgos në pritje të gjyqit me akuzat për “nxitje ose fyerje të publikut për urrejtje dhe armiqësi” pasi ajo bëri një shaka me shkollat ​​fetare në Turqi.
Të hënën (29 gusht), gjykata penale e Stambollit e liroi Gulsen me kushtin “të mos largohej nga vendbanimi” pasi avokatët e saj apeluan arrestimin e saj, shkruan 

Akuzat ndaj këngëtares nuk janë hequr megjithatë dhe prokurori do të shkruajë një aktakuzë duke kërkuar nga gjyqtari që të nisë seancat.

Akuzat duket se lidhen me një video që qarkulloi në mediat sociale nga një koncert i Gulsen në prill, kur ajo bënte shaka për një nga muzikantët.

Ai “u diplomua në Imam Hatip (shkolla fetare). Nga atje vjen ana e tij perverse”, tha ajo.

Gulsen e mohoi akuzën, duke thënë se ishte një shaka dhe u kërkoi falje atyre që ofenduan nga fjalët e saj.

Pas ndalimit të saj, Gulsen ndau një mesazh në llogaritë e saj zyrtare në Twitter dhe Instagram, duke i kërkuar falje “kujtdo që u ofendua” nga shaka dhe duke thënë se ajo ishte shtrembëruar nga “njerëz keqdashës që synojnë të polarizojnë vendin tonë”.

“Bëra një shaka me kolegët e mi, me të cilët kam punuar për shumë vite në biznes. Është publikuar nga njerëz që synojnë të polarizojnë shoqërinë”, tha ajo.

Gulsen ka qenë më parë në shënjestër të grupeve konservatore turke për veshjet e saj të dukshme në skenë dhe mbështetjen për komunitetin LGBTQ.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.