Valon Bela godet pushtetin/Nëse do ta testosh dikë, jepi pushtet!

news
Advertisement

Ministri i Ekonomisë tallet me qytetarët rreth çmimeve të fryera, investimet dhe politikat qeverisëse. Tallet edhe Bekim Sali si gjithë të tjerët duke i mbuluar krimet e Zhan Mitrev dhe të Drejtorëve nëpër Klinikat Universitare.. Kështu vazhdojnë këta ministra deri tek i pari i tyre, Kali i Shemës/Artan Grubi i cili tha se shqiptarët e Maqedonisë po blejnë prona në jug të Shqipërisë.

Advertisement

Kjo formë e përçmimit të atyre që do duhej t’u shërbejnë qytetarëve është argument se diskrepanca mes pushtetarëve dhe qytetarëve është një vit drite. Fjalë si “kujdestarë të interesit të qytetarëve, modestë, trajtojnë me respekt problemet dhe hallet e qytetarëve janë inekzistente për këta zotërinjë.

Nuk është problemi tek pozicionet sa është tek karakteri i poshtër që kanë ndërtuar për veten. Dhe jo rastësisht këta ministra krenohen me këtë gjendje të mjerushme mendore.

Sa ishin pa pozicione, qytetarët kanë menduar ndryshe për këta njerëz; se janë të duhur, të mirë, të sjellshëm por ja që…

Gjakovari kishte pas deklaruar; nëse do ta testosh dikë, jepi pushtet!!

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *