Përmbytjet nga shiu kanë lënë të vrarë 140 njerëz në zonat e prekura nga përmbytjet në Pakistan, njoftojnë mediat e huaja.
Punonjësit e shpëtimit të mbështetur nga ushtria kanë evakuuar mijëra njerëz të izoluar, përfshirë gra dhe fëmijë, nga provinca jugperëndimore e Baluchistanit, në veriperëndim dhe gjetkë që nga java e kaluar,
Ajo që dihet deri më tani, është se nga përmbytjet me shiun që nga qershori kanë vdekur 478 persona në Pakistan.
Ndryshe, autoritetet po shpërndajnë ushqime dhe sende të tjera të nevojshme për viktimat e përmbytjeve në të gjithë vendin.
Të hënën, kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif vizitoi zonat e prekura nga përmbytjet në Baluchistan dhe premtoi mbështetje financiare për ata që kanë humbur shtëpitë e tyre nga përmbytjet.