Vdes i riu, u rrokullis me traktor

news
Advertisement

Ka vdekur i riu nga Juniku, Betim Gacaferi, pasi është rrokullisur me traktor gjatë bartjes së druve.

Advertisement

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai tha se i riu ka vdekur në vendin e ngjarjes. Në bjeshkët e Gjocajt një person është rrokullisur me traktor. Policia dhe mjekët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Personi është i moshës së re, por nuk e di saktë në cilin vit ka lindur”, tha Gashi.

Familjarë e miq të tij kanë shkruar fjalë ngushëlluese për vdekjen e tij të hershme.

“Betim na e këpute shpirtin, kishe plane tjera për vete për familjen i le në gjysmë !Qofshi banor i xhehnetit”, shkroi një familjar i tij në Facebook.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.