Vëllai për 3.000 euro e ka detyruar motrën e mitur të lidh martesë

news
Advertisement

Policia deri te Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion pardje ka dorëzuar padi penale kundër S.SH. (25) nga Shkupi, F.A. (46) dhe M.B. (51) të dy nga Republika e Serbisë dhe B.A. (49) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “tregtim me fëmijë”.

Advertisement

“Sektori për shkatërrim të krimit serioz dhe të organizuar, Sektori për Hetime Kriminalistike – Njësiti Nacional për Shkatërrim të Trafikimit të Emigrantëve deri te Prokuroria Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion më 07.09.2022 ka dorëzuar padi penale kundër S.SH. (25) nga Shkupi, F.A. (46) dhe M.B. (51) të dy nga Republika e Serbisë dhe B.A. (49) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “tregtim me fëmijë” të dënueshëm sipas nenit 418-g 1 dhe 2 nga Kodi Penale”, informojnë nga MPB. I paraqituri i parë S.SH., vëlla i vajzës, për shkak të përfitimit material të kundërligjshëm prej 3.000 eurove, ka ndërmarrë veprime për lidhjen e martesës së detyrueshme të fëmijës me një person nga Serbia, prindërit e të cilës janë e paraqitura e dytë F.A. dhe e paraqitura e tretë M.B., të cilët janë marrë vesh dhe kanë dhënë para për lidhjen e martesës së detyrueshme. I paraqituri i katërt B.A. e ka pasur rolin e ndërmjetësuesit S.SH. dhe F.A. dhe M.B. për kompensim prej 200 eurove.

Personat janë privuar nga liria, ndërkaq gjykatësi i procedurës paraprake u ka caktuar masë paraburgimi prej 30 ditëve.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.