Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur një lajm të rëndësishëm për studentët. Qeveria ka ndarë sot 1.65 milionë euro për grupin e parë të studentëve përfitues nga skema e mobilitetit.
Sipas njoftimit, shuma e mbështetjes financiare do të përcaktohet në bazë të distancës që studentët përshkojnë nga vendbanimi deri te institucioni arsimor që ndjekin. Kjo masë synon të lehtësojë barrën ekonomike të studentëve dhe të përmirësojë qasjen e tyre në arsim të lartë.
Në këtë fazë të parë, rreth 10 mijë studentë janë përfshirë si përfitues të drejtpërdrejtë të kësaj skeme, ndërsa pritet që programi të vazhdojë edhe me grupe të tjera në periudhën në vijim.