Vetmi, varfëri dhe heshtje – pamjet që prekën zemrat e të gjithëve

News

Sot, gjatë një vizite në Komunën e Malishevës, u njoftuam për një të moshuar që jetonte i vetëm, në kushte tejet të rënda sociale dhe shëndetësore.

E gjetëm në gjendje të rënduar fizike dhe emocionale, me mungesë të kushteve bazë të jetesës dhe pa përkujdesje institucionale apo familjare. Megjithëse fjalët i kishte të pakta, gjendja e tij fliste më shumë se çdo përshkrim.

Pas ndërhyrjes sonë, i moshuari u largua nga ambienti i pabanueshëm dhe u strehu­a në Shtëpinë e të Moshuarve, ku tashmë do të ketë kushte të përshtatshme banimi, ushqim të rregullt, përkujdesje shëndetësore dhe mbështetje të vazhdueshme, në përputhje me standardet e dinjitetit njerëzor.

Raste të tilla janë një thirrje për vëmendje dhe përgjegjësi të përbashkët shoqërore. Asnjë i moshuar nuk duhet të jetojë në vetmi apo të përballet me varfëri ekstreme.

Falënderojmë të gjithë ata që kontribuojnë në identifikimin dhe trajtimin e rasteve të tilla, si dhe bamirësit që me përkushtimin e tyre bëjnë të mundur ofrimin e ndihmës për personat më në nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *